Tuesday, November 30, 2021
Home > Women Nutrition > Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon/ Ministri Dendias: “E jashtëzakonshme, sipërfaqja shkon në 13 mijë km katrorë” Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon/ Ministri Dendias: “E jashtëzakonshme, sipërfaqja shkon në 13 mijë km katrorë” Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se miratimi i projektligjit që lejon Greqinë të zgjerohet me 12 milje në det e ka çuar sipërfaqen në 13 mijë kilometra katrorë. Deklaratën ministri e bëri në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Jashtme dhe të Mbrojtjes Kombëtare, ku po diskutohet projektligji për zgjerimin detar. “Është hera e parë që Parlamenti grek thirret për të votuar rritjen e territorit mbi të cilin ka sovranitet kombëtar, që nga viti 1947.

Qeveria i propozon Parlamentit ushtrimin e të drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë, për të zgjeruar ujërat tona territoriale në rajonin e detit Jon dhe deri në Tainaro, nga 6 në 12 milje detare. Ky proces do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë dhe nëse dikush merr parasysh zonën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë.

Pra, është një nder jashtëzakonisht i madh për mua, në emër të qeverisë Mitsotakis, t’i propozoj këtë projektligj Parlamentit”, ka thënë ai. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *