Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Koreja e Veriut shfaq raketën e re balistike, pak pasi Kim Jong Un pranoi dështimet e rënda në ekonomi

Koreja e Veriut shfaq raketën e re balistike, pak pasi Kim Jong Un pranoi dështimet e rënda në ekonomi

Koreja e Veriut ka shfaqur atë që dukej të ishte një raketë e re balistike (SLBM) në një paradë të enjten në mbrëmje, raportoi media shtetërore, duke shënuar fundin e një kongresi politik në të cilin udhëheqësi Kim Jong Un pranoi dështime të rënda, por u zotua të rritte fuqinë ushtarake të vendit.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, i veshur me një pallto të zezë lëkure, doreza dhe kapelë, Kim buzëqeshi dhe përshëndeti me dorë, ndërsa shikonte paradën në sheshin Kim Il Sung.

“Armët më të fuqishme të botës, raketat balistike me lëshim nga një nëndetëse, hynë në shesh njëra pas tjetrës, duke demonstruar fuqishëm fuqinë e forcave revolucionare të armatosura”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Sipas Al Jazeera, fotot e lëshuara nga media shtetërore treguan se SLBM ishte etiketuar si Pukguksong-5, potencialisht duke shënuar një azhurnim mbi Pukguksong-4 që u zbulua në një paradë ushtarake në tetor.
Raketa e re padyshim që duket më e gjatë”, ka thënë Michael Duitsman, një studiues në CNS me bazë në Kaliforni.

Ndërsa Ankit Panda, një bashkëpunëtor i vjetër në programin e politikës bërthamore në Carnegie Endowment për Paqen Ndërkombëtare tha se parada gjithashtu paraqiti “një raketë të re balistike me rreze të shkurtër të paparë më parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *