Monday, November 29, 2021
Home > Women Nutrition > Rama moral shqiptarëve: Si jepni rryshfet pa i verifikuar, minimumi duhet të …

Rama moral shqiptarëve: Si jepni rryshfet pa i verifikuar, minimumi duhet të …

Numri një i qeverisë, Edi Rama u dha këshilla shqiptarëve që të mos paguajnë para pa qënë të sigurtë.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila mori 8 milion lekë duke u hequr si infermiere. I ftuar në emisionin “Open”, numri një i qeverisë u dha këshilla shqiptarëve që të mos paguajnë para pa qënë të sigurtë. Ndërsa gjithashtu ka shtuar se të gjithë duhet t’u drejtohen emisioneve investigative për të denoncuar raste të tilla.

“Është përshtirosje që nuk kam fjalë ta shpjegoj. Jam ndjerë mirë që u demaskua dhe sot është pas hekuraver. Shpreh respektin ndaj gazetarëve që nuk dhanë opinione por bënë shërbim të madh publik. E para është një shëmbëlltyre e tillë që pa diskutim nuk është e vetmja, se ka edhe të tjerë që i ngjajnë. Denonconi sa më shumë tek emisionet investigative. Si mund të japësh lekë pa verifikuar më kë po flet? E rëndësishme që nuk rezulton të ketë një zinxhir. Ajo është pas hekurave, nëse ka edhe të tjerë pas saj do të jenë edhe ata. Përjashto veten tim dhe Zahon të gjithë të tjerët përgjigjen individualisht. Nëse këtë e them, e them se unë jo që nuk kam tendencë që të mbroj apo justifikoj, apo zbukuroj situatën por e kundërta është e vërtetë. Se çfarë morali ka PS, e kemi treguar më shumë se një herë. Familja gjykohet nga mënyra sesi reagon,”-tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *