Saturday, December 4, 2021
Home > Women Nutrition > Banorja e Unazës së Re denoncon skandalin: Më kërkuan 10 mijë euro që të mos më prishin objektin

Banorja e Unazës së Re denoncon skandalin: Më kërkuan 10 mijë euro që të mos më prishin objektin

Shembja e banesave Unazën e Re ka nxjerrë në pah korruspionin dhe marrja e ryshfetit nga zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë për mos shembjen e banesave dhe objekteve. Një banore në Unazën e Re u shpreh për televezionin FaxNews se, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore i kanë kërkuar rryshfet për të mos i prishur banesën e saj.

Ajo u shpreh se, kërkesa e rryshfetit prej 10 mijë euro për të mos i prishur banesën është sekseri dhe jo drejtpërdrejt funksionari shtetëror.

Gjithashtu ajo thekson se, drejtori i IKMT-së së Tiranës i ka bërë me dije se ndërtesa do të prishet pavarësisht se ajo është jashtë hartës së projektit. Sipas saj prishjet në këto momente janë selektive ku ata të cilët kanë paguar nuk u prishet komplet ndërtesa por deri te matjet, ndërkohë që atyre që nuk kanë paguar u prishet e gjithë banesa pavarësisht matjeve të projektit.

“Kanë filluar prishjet prej 4 ditësh dhe IKMT-ja po ndjek dy standarte. Këto standarte janë, kush paguan do ju ngelet një pjesë e banesës nga projekti dhe kush nuk paguan do t’ju prishet komplet. Kjo gjë po ndodh po praktikisht me banesën time, unë i kam hapur rrugë projektit te vija e kuqe ku është bërë matja dhe ku është vendosur x-i dhe punonjësit e IKMT-së thon që ajo duhet të prishet ndërkohë që ajo pjesë nuk e pengon fare projektin. Këtu po bëhen matrapazlliqe dhe pazare si te tregu i fruta perimeve. Normalisht që disa kanë paguar, mua ma sollën sekserin sot në mëngjes dhe më thanë se nëse do paguaja ai objekt s’do prishej sot. Flitet për shuma nga 10 mijë euro e sipër, këto të shohi Erion Veliaj dhe qeveria.

Personi ka qenë dje dhe më ka thënë se objekti yt do prishet, është drejtori i IKMT-së Erges Sheqeri, nuk e di se kush i kërkon paratë se dërgojnë sekserat e tyre. Nuk e di kush i kërkon paratë por janë drejtorat e Erion Velisë, për këtë të hetojë prokuroria dhe SPAK. Ti jap 10 mijë euro IKMT-së unë nuk kam, më mirë le ta prishin”, tha gruaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *